Krasniqi: Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar edhe kur kanë rrjedh informacione për vrasje

11:54 | 07 Nëntor 2023
krasniqi:-nuk-jam-ndjere-asnjehere-i-kercenuar-edhe-kur-kane-rrjedh-informacione-per-vrasje


Policia e Kosovës, të hënën ka marrë vendim që t’ju ofrojë mbrojtje të afërt policore kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe politikanë tjerë të subjekteve politike parlamentare.

E në lidhje me këtë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se asnjëherë nuk është ndjerë i kërcënuar edhe kur kanë rrjedh informacione për vrasje.

Krasniqi këto komente i bëri pas takimit që zhvilloi me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

I pari i PDK-së, tha se ky vendim rrjedh nga një vlerësim i organeve të sigurisë që lidhet me situatën e tensionuar në veri.

“Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar edhe kur na ka rrjedh informacion për kërcënime me vrasje edhe para pak muajsh. Por ka qenë vlerësim i organeve të sigurisë që të na ofrojnë mbrojtjen e afërt, për arsye besoj që ata duhet të tregojnë, besoj që lidhet me situatën e tensionuar dhe të përkeqësuar pas sulmeve në veri të vendit”, ka thënë Krasniqi.

 

Komento: