Kurti e Krasniqi vendosin gurthemelin e fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes në Klinë

13:52 | 07 Nëntor 2023
kurti-e-krasniqi-vendosin-gurthemelin-e-funderruesit-per-sistemin-e-filtrimit-te-ujit-te-pijes-ne-kline

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zë martën kanë qëndruar në qytetin e Klinës, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht, Kurti e Krasniqi të shoqëruar nga kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, kanë vënë gurthemelin e projektit për ndërtimin e fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes në Klinë.

Aty do të bëhet filtrimi i ujit i cili më pas shkon në fabrikë para se të furnizohen qytetarët. Projekti kap shifrën e 850 mijë eurove dhe me të parashihet të furnizohen 10 mijë banorë.

 

Komento: