Konjufca pret në takim ambasadorin e ri të Çekisë, flasin për thellim të bashkëpunimit

14:14 | 07 Nëntor 2023
konjufca-pret-ne-takim-ambasadorin-e-ri-te-cekise,-flasin-per-thellim-te-bashkepunimit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e ri rezident, të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek.

Kryetari Konjufca uroi ambasadorin Mazanek për detyrën, duke i dëshiruar mirëseardhje dhe suksese në ushtrimin e funksionit gjatë mandatit të tij.

Me këtë rast, Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje të veçantë për kontributin e Çekisë në lidhje me liberalizimin e vizave dhe kërkoi vazhdimin e përkrahjes ndaj shtetit tonë në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Ambasadori Mazanek e falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe konfirmoi gatishmërinë e shtetit çek për të thelluar edhe më tej marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit me Kosovën.

Kryetari Konjufca dhe ambasadori Mazanek vlerësuan raportet e mira dypalëshe dhe ritheksuan vullnetin për intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Çeke./Front Online

Komento: