Lekaj e Rizvanolli përplasen në Komision: Mos e ngrit zërin

14:46 | 07 Nëntor 2023
lekaj-e-rizvanolli-perplasen-ne-komision:-mos-e-ngrit-zerin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, është përplasur me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, gjatë mbledhjes së Komisionit.

Lekaj e akuzoi ministren se po qeshet me kërkesat e minatorëve dhe se po i shtrembëron deklaratën.

“Me kanë në pozitën tënde, unë kisha qajt sot, jo me ardh me shit mend. Një ministre që qeshet me kërkesat e minatorëve, unë nuk e di atëherë pse ekziston si ministre”.

“Nuk thash që jam i vetëdijshëm, mos e shtrembër, mos e shtrembëro”.

Rizvanolli tha se nuk qeshi me kërkesat e minatorëve, por me një deklarim të mëhershëm të Lekajt, duke i i thënë “mos e ngrit zërin”.

“Z.Lekaj, unë nuk qesha me kërkesat e minatorëve, por qesha me deklarimin tuaj se e dini, jeni të vetëdijshëm”.

Komento: