Arrestohet një i mitur në Graqanicë, dyshohet se vodhi një veturë javë më parë

08:50 | 08 Nëntor 2023
arrestohet-nje-i-mitur-ne-graqanice,-dyshohet-se-vodhi-nje-veture-jave-me-pare

Është arrestuar dje në Graqanicë një i mitur, pasi dyshohet se javë më parë e kishte vjedhur një veturë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Graqanicë 19.10.2023 – 19:00. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, nën dyshimin e bazuar se javë më parë kishte kryer vjedhjen e veturës të viktimës mashkull K-Serb. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: