Raporti i Progresit për rastin ndaj Klan Kosovës: Mund të ketë ndikim negativ në lirinë e mediave

13:44 | 08 Nëntor 2023
raporti-i-progresit-per-rastin-ndaj-klan-kosoves:-mund-te-kete-ndikim-negativ-ne-lirine-e-mediave

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian e ka përmendur edhe rastin e pezullimit të licencës së biznesit të Klan Kosovës nga ana e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës.

Ata kanë thënë që një veprim i tillë mund të ketë ndikim negativ në gjendjen e lirisë së mediave në Kosovë.

“Në qershor, Agjencia për Regjistrimin e Biznesve e Kosovës suspendoi licencën e biznesit të Klan Kosovës, njërit prej mediumeve kryesore private. Një veprim i tillë mund të ketë impakt negativ në gjendjen e lirisë së mediave në Kosovë”, thuhet në Raportin e Progresit.

Komento: