Digjet një shtëpi në Ferizaj, nuk raportohet për të lënduar

15:10 | 08 Nëntor 2023
digjet-nje-shtepi-ne-ferizaj,-nuk-raportohet-per-te-lenduar

Një shtëpi është kapluar nga flakët sot rreth orës 14:10 në rrugën “Riza Matoshi”, në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

“Sot, rreth orë 14:10 kemi pranuar një informacion se në rrugën ‘Riza Matoshi’ në Ferizaj një shtëpi banimi është kapluar nga flaka. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rreth orës 14:40 është shuar zjarri. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Veseli.

Komento: