Përplasen deputetet në Komision – Bytyqi i thotë Fejzës “mbylle gojën”, e lëshon mbledhjen

15:34 | 08 Nëntor 2023
perplasen-deputetet-ne-komision-–-bytyqi-i-thote-fejzes-“mbylle-gojen”,-e-leshon-mbledhjen

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi dhe ajo e VV-së Arjeta Fejza janë përplasur në Komisioni  për të Drejta e Njeriut, ku po diskutohej për peticionin e nënshkruar tё punëtorëve tё RTK-sё për dorëheqjen e kryetarit tё Bordit tё RTK-sё.

Përplasja ka ardhur pasi Byqyqi ka marr fjalën dhe ka parashtruar pyetje jashtë temës që ishte duke u diskutuar në këtë Komision.

Për këtë iu është tërhequr vërejta nga deputetja e VV-së Arjeta Fejza. Pastaj deputetja Byqyqi i tha deputetes Fejza që të mbyll gojën.

“Oj t’i a po shun more”, tha Bytyqi, raporton eo.

Deputetja Fejza, tha se është e pa pranueshme që në Komisioni që është duke u diskutuar në lidhje me gjuhen thuhen këso fjalë.

“E para a po shun mori e këto komente skandaloze i kthen në debat për gjuhen e cila është tema që na ka mbledhur sot”, tha Fejza.

Pas këtij diskutimi pati përplasje edhe ndërmjet deputetes së PDK-së Ariana Musli-Shoshi dhe deputetes së Fejza, pasi ajo e quajti atë militante të VV-së, raporton EO.

E pyetjeve që iu parashtruan drejtorit të Bordit të RTK-së Bensik Boletin, nga deputetja Albana Byqyqi, nuk lejoj që të përgjigjet kryetarja e këtij Komisioni Duda Blaje, pasi sipas saj, pyetjet kanë qenë jashtë teme.

Për shkak të kësaj deputetja Bytyqi edhe e lëshoj mbledhjen.

Komento: