Kërcënohet me jetë një gazetar i Klan Kosovës, AGK: Policia ta trajtojë rastin me urgjencë

16:55 | 08 Nëntor 2023
kercenohet-me-jete-nje-gazetar-i-klan-kosoves,-agk:-policia-ta-trajtoje-rastin-me-urgjence

Gazetari i televizionit Klan Kosova, Herolind Ademi, është kërcënuar me jetë për shkak të hulumtimit që është duke realizuar për piraterinë e IPTV-së.

Kështu ka bërë të ditur, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AKG), i cili ka thënë se një qytetarë me inicialet B.B. i ka dërguar gazetarit disa mesazhe telefonike, duke e kërcënuar me jetë për shkak të përgatitjes së raportit, ku ai është një nga subjektet.

“Një pjesë e mesazhit shqetësues është: “Haver, vec mbyllunse sakt ta kam adresen pot tregoj veq mbyllun dhe kos dil. Vec pot kallxoj terheku prej meje e mos munperzij se nuk han ma buk. Fol me kon dush pot kallxoj mos mu perzij ne pun te mija qe din me jetu edhe naj dit qikaq di met than pik”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Nëpërmjet reagimit, AGK-ja, ka shprehur shqetësim të thellë dhe e ka konsideruar si të papranueshëm dhe shumë të rrezikshëm mesazhin kërcënues ndaj gazetarit.

Redaksia e Klan Kosovës e ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës.

Ndërsa, AGK-ja, i ka bërë thirrje Policisë që me urgjencë ta trajtojë rastin dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet për t’i ofruar sigurinë e nevojshme gazetarit.

Komento: