Korrupsioni në nivel shqetësues, faji hidhet tek institucionet qeveritare, policia e prokuroria

18:19 | 08 Nëntor 2023
korrupsioni-ne-nivel-shqetesues,-faji-hidhet-tek-institucionet-qeveritare,-policia-e-prokuroria


Kosova është në mes të një faze të hershme dhe një niveli të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit, thotë Komisioni Europian, derisa shton se korrupsioni mbetet shqetësues.

“Është bërë përparim i kufizuar gjatë periudhës raportuese dhe korrupsioni mbetet një çështje shqetësuese”, thekson raporti.

Avokati Skender Musa thotë se kjo gjetje e raportit ishte e pritshme. Ai ka lënë fajtor një hallkë institucionesh.

“Ka qenë i pritshëm dhe nuk ka pasë ndonjë ndryshim. Janë ndërruar partneret e bizneseve. Ka vazhduar situata njëjtë. Sa i përket korrupsionit janë institucionet qeveritare, që nuk e paraqesin rastin në polici, policia dhe prokuroria me hetu korrupsionin nga niveli lokal deri tek niveli qendror. S`u bë mjaftueshëm”, potencoi Musa.

Musa tha se mosluftimi i korrupsionit i kushton vendit me mosintegrim në BE.

“Kjo Kosovës i kushton sepse nuk mund të integrohet në Bashkimin Evropian, përderisa ata që kërkojnë korrupsion nuk paraqitën nga palet në mënyrë të drejtpërdrejt, nuk denoncohen nga kolegët e tyre të punës. Kosova ka dështuar për paraqitjen e korrupsionit”, potencoi Musa për Front Online.

Komento: