Humolli: Përleshja në Kuvend ka qenë skenar i Qeverisë

23:33 | 08 Nëntor 2023
humolli:-perleshja-ne-kuvend-ka-qene-skenar-i-qeverise

Në korrik të këtij viti, deputetë të pushtetit e ata të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) u përleshën mes vete në Kuvend, gjatë kohës kur kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, fliste për situatën në veri.

Kjo përleshje, që solli reagimet, sipas deputetit, Fatmir Humolli, ka qenë skenar i organizuar nga Qeveria.

Këtë pretendim Humolli e bazon në fktin se para përleshjes ka pasur forca shtesë të policisë në Kuvend, sesa zakonisht.

“Për seancën, kur u bo problemi në Kuvend, që u rrehen. Para se me fillu problemi ka pasur forca shtesë në Kuvend. Domethënë  Qeveria e ka ditë saktë që ka me ndodhë. Ka qenë skenar i organizuar”, ka thënë Humolli në “Debat plus” të RTV Dukagjini.

Komento: