
Partia Demokratike e Kosovës ka marr vendim tash e disa muaj për mosvotimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare.
E Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur vendim tjetër duke i votuar ato.
Deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku-Rexhepi thotë se LDK dallon nga partitë e tjera.
Ajo tha se LDK-ja ka qenë çdo herë pozitive me aleatët ndërkombëtarë.
“LDK dallon nga partitë e tjera për këtë arsye ne i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare se LDK sa i përket aleatëve gjithmonë ka pas qasje pozitive”, u shpreh ajo.