
Nga Agjencia Kosovare e Privatizimit kanë bërë të ditur për Front Online se shpenzimet për derivate për muajin gusht-shtator kapin vlerën prej 315.06 euro.
Kjo, për shkak që nga bordi, respektivisht nga kryesuesi i Bordit që nga data 1 gusht i këtij viti shfrytëzohet vetëm një veturë.
“Vetëm një veturë shfrytëzohet nga Bordi, respektivisht nga Kryesuesi i Bordit që nga data 01 gusht 2023, de jo më herët, shpenzimet për muajt gusht-shtator për atë veturë janë 315.06 euro”, thuhet në përgjigjen e AKP-së, për Front Online
Ndërsa shpenzimet për derivate të krejt AKP-së, janë gjithsej 12,799,34€.
Kurse, shpenzimet e mëditjeve e po ashtu edhe për udhëtime zyrtare nga AKP-ja kanë thënë se janë zero.
“Shpenzimet e derivative si të tilla nuk mund t’i ndajmë por si shpenzime të përgjithshme për gjithë AKP-në janë në vlerë prej 12,799.34€. Shpenzimet e mëditjeve janë zero dhe shpenzimet në udhëtime jashtë vendit janë gjithashtu zero”, thuhet në përgjigjen e AKP-së, për Front Online.