Hajnat ia vjedhin veturën dhe telefonin, prishtinasi thotë se u kërcënua me armë

09:13 | 13 Nëntor 2023
hajnat-ia-vjedhin-veturen-dhe-telefonin,-prishtinasi-thote-se-u-kercenua-me-arme

Një burrë në Prishtinë ka raportuar se tre persona ia kanë marrë veturën, një telefon dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur.

“RRËMBIM /VJEDHJE GRABITQARE- Hajvali, Prishtinë / 12.11.2023 – 22:30. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë ndaj tij kanë kryer veprat e lartcekura, me ç’rast nën kërcënimin e armës nga ai kishin marrë veturën, një telefon celular dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedura të mëtejme hetimore.”

Komento: