
Një burrë në Prishtinë ka raportuar në polici se kishte vërejtur disa persona duke e futur në veturë në mënyrë të dhunshme një person tjetër.
Sipas tij, të dyshuarit e rastit ishin larguar në drejtim të panjohur.
Policia njofton se ka kryer patrullime në afërsi të lokacionit por nuk kanë hasur në veturën e dyshuar.
Rasti është cilësuar si “Rrëmbim”.