Zyberaj: Albin Zajednica armiku më i madh i secilës të arritur të Kosovës si shtet

20:16 | 13 Nëntor 2023
zyberaj:-albin-zajednica-armiku-me-i-madh-i-seciles-te-arritur-te-kosoves-si-shtet

Jetlir Zyberaj, këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka quajtur “mashtrues e tradhtar” kryeministrin Albin Kurti, lidhur me Asociacionin.

Sipas tij, ai po e përdor pushtetin për “me e zhba rezultatin e luftës çlirimtare, mijëra dëshmorëve, e gjakun e mijëra femijëve”.

Zyberaj thotë se “Zajednica e Kurtit” nuk është Asociacioni i vitit 2015.

“Albin #Zajednica, armiku me i madh i shpalljes se pavaresise me 17 shkurt 2008, armiku me i madh i seciles te arritur te Kosoves si shtet, po e perdor pushtetin per me e zhba rezultatin e luftes clirimtare, mijera deshmoreve, e gjakut te mijera femijeve.

Zajednica e tij po e zhben shtetin e Kosoves.

Zajednica e tij nuk eshte asociacioni i 2015 qe ky mashtrues po tenton ta servir si te njejte.

Zajednica e tij po iu jep serbeve te drejten qe as Millosheviqi nuk arriti tua jepte.

Ky mashtrues e tradhtar heredokur do jape llogari”, shkruan ai.

Komento: