Gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në këtë mbledhje do të diskutohet për kuvendin zgjedhor të mbajtur ditë më parë nga Lista Serbe.
Po ashtu në këtë mbledhje pritet të diskutohen edhe shumë pika tjera
Rendi i ditës:
- Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së nr.29
- Aktivitetet e Zyrës
1.Monitorimi i Kuvendit Zgjedhor të partisë politike SRPSKA LISTA;
2.Takim me zëvendës presidentin e International Republican Institute (IRI);
3.Takim me përfqësues të Komisionit të Pavarur për Media në Republikën e Kosovës;
4.Njoftim për procesin e auditimit të raporteve financiare të subjekteve politike për vitin 2021.
- Raportet e Këshillave të KQZ-së
3.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore
- Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të Realizimit të Planit të Punës së KQZ-së, për periudhën Janar – Shtator
- Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për projektin “Informimi dhe Edukimi i Votuesve të Rinj për Zgjedhje”
- Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës gjinore dhe e moshës e lidershipit të partive politike për periudhën 2022-2023
3.2.Këshilli për Buxhet dhe Financa
- Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Financiar për periudhën janar-shtator 2023.
- Raporti i kontratave te nënshkruara për periudhën janar – shtator 2023
- Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të derivateve për periudhën janar-shtator 2023.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për pasuri jo financiare të KQZ-së.
- Të ndryshme