
Harald Vilimski, deputet i Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në Parlamentin Evropian, tha se as Austria dhe as Bashkimi Evropian nuk duhet të ndërhyjnë në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se kjo nuk është çështje evropiane, por e Serbisë, raporton RTV, transmeton FrontOnline.
Vilimski e shpjegoi qëndrimin e tij duke thënë se BE-ja nuk duhet të përzihet në këto çështje, sepse nuk po mund të merret me problemet e veta.
I pyetur se cilat janë shanset e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor në një të ardhme të parashikueshme, Vilimski tha se dëshiron që Serbia të bëhet anëtare e të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Megjithatë, asnjëri prej tyre aktualisht nuk përmbush kriteret e Kopenhagës, duke përfshirë Serbinë, dhe secila ka ende shumë punë për të bërë. Serbia duhet patjetër të jetë e lirë dhe sovrane,” tha ai.
Ai shtoi se e di që Kosova është “zemra e Serbisë” dhe se BE-ja është e rëndësishme për Serbinë, por se Kosova është më e rëndësishme.
I pyetur se si i vlerëson marrëdhëniet aktuale ndërmjet Austrisë dhe Serbisë, se si mund të përmirësohen ato, Vilimski tha se marrëdhëniet janë shumë të mira dhe se hapësira më e madhe për përmirësim është në bashkëpunimin e partive të djathta./FrontOnline/