Petkoviq: Vuçiq dhe Lajçak diskutuan për shtensionimin e situatës në Veri të Kosovës

12:33 | 14 Nëntor 2023
petkoviq:-vuciq-dhe-lajcak-diskutuan-per-shtensionimin-e-situates-ne-veri-te-kosoves

“Biseda mes Vuçiqit dhe Lajçakut ka qenë serioze, Vuçiq e ka informuar për peshën e situatës me të cilën ballafaqohen serbët në Kosovë dhe ka dhënë informacione dhe fakte për kërcënimin e përditshëm të serbëve dhe lëvizjeve përshkallëzuese të Kurtit”, tha Petkoviq në fillim të fjalimit të tij, transmeton FrontOnline.

“Paqja është më e çmuara dhe për këtë ne insistojmë në të. Beogradi është konstruktiv në dialog, ne jemi përgjegjës”, tha Petkoviq.

Deeskalimi është i domosdoshëm në Veri të Kosovës, theksoi Petkoviq./FrontOnline/

 

 

Komento: