Milan pas barazimit, merr lajmin e zi

11:23 | 22 Prill 2019

Milan nuk arriti të mundë Parma dje, por arriti të mbajë vendin e tyre në katër të parat, pasi që Roma barazoi me Interin.

Megjithatë, sipas La Gazzetta Dello Sport,ekipi i Gattusos nuk janë përmirësuar shumë që nga sezoni i kaluar, përcjell ORAinfo.

Në fakt, Rossonerët kanë vetëm dy pikë më shumë në krahasim me këtë fazë sezonin e kaluar, kur ata ishin në vendin e 6-të.

Sezonin e kaluar, Lazio ishin në vendin e katërt në këtë fazë me 64 pikë, ndërsa Milan janë në vendin e katërt me 56 pikë./ORAinfo/

Komento: