Sveçla pret në takim ambasadorin Malaj, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

14:16 | 14 Nëntor 2023
svecla-pret-ne-takim-ambasadorin-malaj,-diskutojne-per-thellimin-e-bashkepunimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Republikës së Shqipërisë,  Malaj.

Fillimisht ministri Sveçla e uroi  Malajn për emërimin e tij për postin e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve që do të vazhdojnë edhe më tutje, për zbatueshmërinë e marrëveshjeve të nënshkruara mes institucioneve të rendit dhe sigurisë mes dy vendeve e në veçanti për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Në fund të takimit ministri Sveçla dhe ambasadori Malaj u dakorduan për angazhim të mëtejmë në avancimin e politikave në shërbim të rendit, ligjit dhe qytetarëve të vendeve tona./Front Online

Komento: