Sami Lushtaku njofton për vdekjen e një të riu në Skënderaj, vuante nga sëmundje e rëndë

17:54 | 14 Nëntor 2023
sami-lushtaku-njofton-per-vdekjen-e-nje-te-riu-ne-skenderaj,-vuante-nga-semundje-e-rende

Nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se ka ndërruar jetë Betim Spahiu, vëllai i kryesueses së Kuvendit në Skënderaj, Adelina Spahiu.

Lushtaku ka thënë se Betimi në moshë të re u sfidua nga një sëmundje e rëndë dhe shtoi se ai qëndroi i fortë dhe nuk u dorëzua deri në ditën e fundit.

“I prekur thellësisht nga lajmi për ndarjen nga jeta të djaloshit të ri, energjik e të fortë, Betim Spahiu, vëllaut të kryesueses së Kuvendit Komunal të Skenderajt, Adelina Spahiu. Betimi në moshë të re u sfidua nga një sëmundje e rëndë, por ai qëndroi i fortë dhe nuk u dorëzua deri në ditën e fundit.”

Ai i ka shprehu ngushëllime familjes.

Komento: