
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka kryer një analizë të të Raportit të sivjetëm të Komisionit Evropian (KE) për Kosovën, duke u fokusuar në çështjet që kanë të bëjnë me integrimin gjinor.
Komentari i RrGK-së vë në pah si zhvillimet pozitive ashtu edhe fushat që kërkojnë vëmendje të mëtejshme për rritjen e barazisë gjinore në Kosovë.
“Në përgjithësi, Raporti adresoi përafërsisht 70% të rekomandimeve të bëra nga RrGK dhe anëtarët e saj. Katër zotime që drejtpërsëdrejti adresojnë barazinë gjinore, janë përfshirë në bazë të të dhënave të dërguara nga RrGK dhe organizatat tjera të shoqërisë civile,” thuhet në Komentar.
Konkretisht, në lidhje me avancimin e barazisë gjinore, Raporti i vitit 2023 thekson se Kosova duhet të bëjë përmirësime në këto fusha”:
Duke theksuar fushat se ku duhet të ketë përmirësim, RrGK thekson se edhe me tej mungon një analizë gjinore brenda kontekstit të sigurisë, veçanërisht në rajonet e prekura nga dhuna e shtuar; roli i grave në proceset e paqes vazhdon të neglizhohet duke ndikuar në mungesën e gjithëpërfshirjes në Dialogun Kosovë-Serbi; trajtim i plotë i dhunës me bazë gjinore nën kapitullin e sundimit të ligji; të dhëna të pamjaftueshme të ndara sipas gjinisë në sektorë të ndryshëm, duke kufizuar një kuptim gjithëpërfshirës të nevojave shoqërore.
RrGK rekomandon një sërë veprimesh për të siguruar që raportet e ardhshme të jenë më gjithëpërfshirëse dhe më përfaqësuese. RrGK i bë thirrje BE-së që të mbetet e përkushtuar për avancimin e barazisë gjinore në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për adresimin e boshllëqeve të mbetura. Komentarin e plotë mund ta gjeni këtu.