Arrestohet nga Policia i kërkuari për dhunim, dërgohet për vuajtje të dënimit

16:56 | 15 Nëntor 2023
arrestohet-nga-policia-i-kerkuari-per-dhunim,-dergohet-per-vuajtje-te-denimit

Një 33 vjecar shtetas i Kosovës, është arrestuar nga Policia e Kosoës, pasi ishte dënuar për veprën penale, dhunim.

A.M kishte pasur urdhërarrest nga Gjykata.

“Arrestohet një person i dënuar për veprën dhunim. Sot nga njësite të stacionit policor të Lipjanit, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës.Ndaj personit të dyshuar: A. M  mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë aktive urdhëresa (pesë vite burgim)  për veprën dhunim”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore,  personi është dërguar në vuajtje të denimit.

Komento: