Shokohet Barcelona, ja ku po transferohet Coutinho

13:23 | 22 Prill 2019

Coutinho mund të përfundojë në PSG.

Mesfushori i Bacelonës, Philippe Coutinho, i ka shtuar spekulimet për transferim pas deklaratave të tij të fundit.

“Është gjithmonë kënaqësi të luash me të. Kemi luajtur shumë kohë në ekipin e të rinjve të Brazilit. [Neymar] u bë lojtar i veçantë”, ka thënë Coutinho për De Sola.

“Të luash me të është gjithmonë kënaqësi, edhe pse nuk e kam pasur fatin ende në nivel të klubeve. Do të ishte shumë mirë të luaja me të në një klub”.

Këto komente të tij vijnë pas raportimeve se klubi i Neymar-it, Paris Saint-Germain, i është vënë pas ish-lojtarit të Liverpool-it.

Komento: