Kryesindikalisti i Policisë: Jam pa koment, se dimë arsyen pse s’jemi ftuar nga Kurti në takim

17:33 | 15 Nëntor 2023
kryesindikalisti-i-policise:-jam-pa-koment,-se-dime-arsyen-pse-s’jemi-ftuar-nga-kurti-ne-takim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është duke zhvilluar takim me pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese.

Në takim me ta është edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, shkruan Front Online.

Ky takim po ndodhë pas ftesës që Qeveria iu ka bërë këtyre të fundit.

Por, në të njëjtin takim nuk janë ftuar Sindikata e Policisë.

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri thotë për Front Online se nuk e din arsyen pse nuk është ftuar.

“Këtë nuk e di pse nuk jemi ftuar, realisht është dashur të ftohemi”, ka thënë ai për Front Online.

I, pyetur se si e komenton këtë nga ana e Qeverisë, Zeqiri ka dhënë këtë përgjigje.

“Pa koment, ta shohim rezultatin e takimit”, është shprehur ai.

Në takim i pranishëm është edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Pjesëtarët e NJSI-së kanë protestuar më 1 nëntor për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.

Më 27 tetor, Qeveria e Kosovës prezantoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Shtesat janë ndarë në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve policorë.

Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria tha se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh./Front Online

Komento: