Zidane nuk e do më në skuadër Bale.
Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid. Sulmuesi uellsina nuk ka bindur aspak këtë sezon. Drejtuesit e klubit e kanë vendosur zyrtarisht në merkato.
Është gazeta “Marca” ajo që raporton se drejtuesit e klubit e kanë vendosur në merkato dhe presin oferta për lojtarin
Deri më tani në klub nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare, por në merkaton e verës pritet që Bale të ketë interesime nga shumë klube. Kontrata me Real Madrid skadon në vitin 2023 dhe klubi madrilen pagoi 100 milionë euro për ta transferuar nga Tottenham.