Inter po i rrëmben Barcelonës yllin e madh

16:48 | 22 Prill 2019

Barcelona ka filluar të bëjë shumë ndryshime në formacionin e saj.

Ajo tashmë e ka siguruar transferimin e Frenkie de Jong nga Ajaxi.

Transferimi i Frenkie de Jong te Barcelona u kompletua në fillim të këtij viti, gjersa këta të fundit po mendojnë për ndryshime të tjera në mesfushë.

Skuadra katalonase tani po planifikon që ta shet Arturo Vidalin, gjersa Inter mbetet i interesuar për të, përcjell lajmi.

Skuadra italiane tentoi ta transferonte mesfushori kilian nga Bayern Munich në verën e kaluar, por që e humbën garën ndaj Barcelonës.

Inter tani e do transferimin e Vidal, ndërsa duhet të paguajnë 30 milionë euro për shërbimet e tij.

Komento: