Ëndrra për titull vazhdon edhe më tej nga skuadra e Liverpoolit.
Mirëpo gjithçka është në dorën e Manchester City. Nëse skuadra e Pep Guardiolës fiton ndeshjet e mbetura, do të shpallet kampion i Premierligës çfarëdo që do të bëjë Liverpooli.
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, pas fitores 0-2 kundër Cardiff ka zbuluar një sekret lidhur me strategjinë e “Redsave” për të triumfuar në këtë udhëtim të vështirë, që doli të jetë i suksesshëm.
Ai tha se para ndeshjes me Cardiffin, janë stërvitur në një fushë me barin e paprerë dhe të palagur.
“Për të përgatitur ndeshjen kundër Cardiff jemi stërvitur në një fushë me barin e paprerë dhe të palagur. Ishte e qartë që këtu do të shkonte kështu. Janë gjëra që ndodhin përballë kundërshtarëve të këtij lloji”, zbuloi tekniku i Liverpool.
“Për këtë motiv u stërvitëm në të njëjtat kushte me të cilat do të ishim përballur dhe kjo na ndihmoi. U stërvitëm për një orë e 10 minuta në një fushë shumë të thatë për të mësuar futbollistët. Është vendimtare të gjendesh gati dhe të mos befasohesh nga të papriturat”, deklaroi trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.