Atalanta befason Napolin, merr tri pikë të arta

21:10 | 22 Prill 2019

Atalanta ka mposhtur Napolin.

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e xhiros së 33-të në Serie A, ndërmjet Atalantas dhe Napolit.

Këtë takim e fitoi skuadra mysafire, e cila shfrytëzoi mungesën e motivimit të Napoli. Atalanta e fitoi takimin me rezultatin 1:2.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, të cilët në minutën e 28’ të takimit arritën që të shënonin me anë të Dries Mertens, shkruan lajmi.net.

Goli i sulmuesit belg ishte i vetmi i shënuar në pjesën e parë dhe skuadrat shkuan në pauzën 15 minutëshe me rezultatin minimal 1:0.

Në pjesën e dytë, me synimin për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, skuadra e Atalantës u fut e motivuar dhe përmbysi rezultatin.

Për ta bërë këtë gjë, fillimisht ishte Duvan Zapata ai i cili tundi rrjetën e kundërshtarëve, kur po luhej minuta e 69’ e takimi, shkruan lajmi.net.

Për rezultatin final dhe tri pikët e arta të mysafirëve u përkujdes Mario Pasalic, i cili shënoi në minutën e 80’.

Me këtë fitore, Atalanta ngjitet në pozitën e pestë në tabelë, me 56 pikë, po aq sa ka edhe Milano që ndodhet në pozitën katër të klasifikimit në Serie A.

Në anën tjetër, skuadra e Napolit nuk rrezikon asgjë, duke mbetur në vendin e dytë me gjashtë pikë më shumë sesa Inter.

Komento: