Drejtori i burgjeve: Të burgosurit e Dubravës që iu nënshtruan testit të maturës, dolën më të suksesshmit

22:03 | 24 Nëntor 2023
drejtori-i-burgjeve:-te-burgosurit-e-dubraves-qe-iu-nenshtruan-testit-te-matures,-dolen-me-te-suksesshmit

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismajl Dibrani ka treguar lidhur me shkollimin e të burgosurve në burgjet e Kosovës.

Ai ka treguar se si në Qendrën Korrektuese në Lipjan dhe në Burgun e Dubravës ka mësime të rregullta për të burgosurit.

“Jo gjithë personat që vijnë në burg nuk e kanë të përfunduar shkollimin fillor apo të mesëm. Personat të cilët nuk e kanë të përfunduar shkollimin iu mundësohet. E kemi shkollën brenda burgut të Dubravës dhe brenda burgut të Lipjanit. Në Dubravë kemi rregullisht 20-30 nxënës. Njëjtë është edhe në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Tani e kemi siguruar edhe një arsimtar për ata që nuk dinë shkrim lexim. Edhe në këto raste ne jemi angazhuar që t’u mundësomë ligjërata”, ka thënë ai në emisionin “Frontal” në T7.

Tutje drejtori i burgjeve tha se të burgosurit e Dubravës për vite me radhë dalin nxënësit më të suksesshëm në Testin e Maturës.

“Personat që janë shfrytëzues të benificioneve i kryejnë edhe studimet e nivelit të lartë. Cka është një karakteristikë. Personat që janë në Burgun e Dubravës, ka vite që dalin më të suksesshmit në Testin e Maturës”, ka thënë ai.

Komento: