
Me kryetarët e komunave për çështjen e tatimi në pronë nuk është pajtuar, Selatin Kaçaniku nga ‘Konsumatori’.
Ai ka kritikuar kryetarët që varën nga taksapaguesit.
“Nuk është humbje për komunën por për politikan të paaftë që nuk din që të gjenerojnë burime nga ekonomia për buxhet por varën nga qytetari taksapagues”, u shpreh Kaçaniku.
Kaçaniku ka dhënë një shembull se si përfitojnë komunat nga qytetarët taksapagues.
Ai për Front Online e ka cilësuar si të tepërt pagimin e tatimit mbi pronën.
Sipas tij, pa qytetarin konsumator nuk ka ekonomi në vend.
“Në momentin kur dikush vendos me ndërtuar shtëpi në të gjitha fitimet e veta ka pagu tatime e taksa dhe po blenë truallin e materialin gjatë përkthimit të tyre ka pagu tatime e taksa, akciza, vazhdimisht ka paguar. Tash edhe me pagu mbi pronën është diçka e tepërt se qytetari konsumator ka qenë së tepërmi i ngarkuar me kontribute fiskale. Pa qytetarin konsumator nuk ka as treg ekonomi e biznes”, ka thënë Kaçaniku.