Gruri më lirë, Komuna e Prishtinës nuk i subvencionon sivjet fermerët

14:16 | 25 Nëntor 2023
gruri-me-lire,-komuna-e-prishtines-nuk-i-subvencionon-sivjet-fermeret

Fermerët e Prishtinës janë vonuar në mbledhjen e grurit, dhe kjo ka ardhur si shkak i motit.

Madje, disa nga ta thonë se këtë vit futën më pak farë në ara, krahasuar me 2022.

E, pikërisht këtë kulturë bujqësore nuk do ta mbështesë sivjet Drejtoria e Bujqësisë.

Drejtuesi i këtij dikasteri në Prishtinë, Plator Gërdovci, tha se ndërhyrja e vitit të kaluar ka qenë për herë të parë për shkak të tregut të çrregullt, ngase çmimet kanë qenë të shtrenjta për farën dhe plehrat, raporotn klankosova.

Gërdovci shton se ndihma urgjente e vjetme, siç e cilëson edhe vetë, ka qenë një infuzion i mirë për fermerët, në mënyrë që gjatë këtij viti ata të jenë më të stabilizuar. Sipas tij, edhe çmimet e produkteve që ndërlidhen me kultivimin e grurit tani janë dukshëm më të lira, që e pohon edhe fermeri nga Lebana, Gani Dobratiqi.

I njëjti tregon raste se si fermerët e tjerë e kanë kontaktuar dhe janë shprehur të indinjuar kur kanë marr veshë që komuna nuk jep subvencione sivjet, anise thekson se nuk mbjellët gruri veç për subvencione.

 Zona përreth Barilevës, Prugovcit dhe Lebanës njihet edhe si hambari i Prishtinës, ani se janë larg nga të qenit përmbushës të plotë të nevojave të kryeqytetit për grurë.

Komento: