Bashkëluftëtari: Më 1994, Agimi pikturoi vendin, ku disa vjet pas luftuam ne

09:07 | 28 Nëntor 2023
bashkeluftetari:-me-1994,-agimi-pikturoi-vendin,-ku-disa-vjet-pas-luftuam-ne


Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, njëherësh edhe bashkëluftëtar i Agim Ramadanit, tha se Katana kishte pikturuar më 1994 vendin ku ata luftuan më vonë kundër ushtrisë serbe.

“Kemi edhe një pikturë është realizuar më 1994 nga Agimi, është shumë interesant përshkrimi, në këtë pikturë, ngjason sikurse të ishte pjesë e planit operativ në Dukagjin, në Koshare”, u shpreh Gashi.

Gashi lartësoi intuitën e komandant Katana-së.

“Është vlerë ne intuitën e tij, ai e ka parandje, përshkruar komplet si ngjarje. Vërejeni kokën e shqiponjës, krahët e saj, llavat. Lirshëm mundemi më thanë këtu ka qenë kazerma, luftimet i ka përshkruar me llavina, pjesa ku ne kemi qene të shtrirë, ka qenë përafërsisht, kjo zona, ku është e pikturuar shqiponja”.

Komento: