Osmani: Sot shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit, Pavarësisë, ditëlindjen e Adem Jasharit e daljen e UÇK-së

13:48 | 28 Nëntor 2023
osmani:-sot-shqiptaret-festojne-diten-e-flamurit,-pavaresise,-ditelindjen-e-adem-jasharit-e-daljen-e-uck-se

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar me rastin e festës së 28 Nëntorit, duke thënë se në këtë ditë shqiptarët anekënd botës kremtojnë katër ngjarje historike në një ditë.

Këtu ka përmendur Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot, shqiptarë nga Kosova, Shqipëria e anekënd botës, kremtojnë bashkë katër ngjarje historike në një ditë. Gëzuar 28 Nëntori–Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e Kryekomandantit Adem Jasharit dhe dalja e parë publike e UÇK-së! “, ka shkruar Osmani.

Komento: