Maqedonci i shkon në zyre Përparim Ramës, diskutojnë për koordinim ndërinstitucional

15:34 | 29 Nëntor 2023
maqedonci-i-shkon-ne-zyre-perparim-rames,-diskutojne-per-koordinim-nderinstitucional

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar sot me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën.

Për takimin ka njoftuar vetë Maqedonci, i cili ka publikuar pamje nga takimi.

Ai ka thënë se me Ramën ka folur rreth bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e emergjencave civile, ngritjes së kapaciteteve reaguese të kryeqytetit në rast të fatkeqësive natyrore si dhe rasteve të shkaktuara nga vet dora e njeriut.

“Në takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama diskutuam rreth bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e emergjencave civile, ngritjes së kapaciteteve reaguese të kryeqytetit në rast të fatkeqësive natyrore si dhe rasteve të shkaktuara nga vet dora e njeriut. U dakorduam për koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional”, ka shkruar Maqedonci./Front Online

Komento: