Hoxhaj: Kosova ishte faktor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan, tani me Kurtin u bë qendër e shqetësimeve të sigurisë

20:44 | 29 Nëntor 2023
hoxhaj:-kosova-ishte-faktor-i-paqes-dhe-stabilitetit-ne-ballkan,-tani-me-kurtin-u-be-qender-e-shqetesimeve-te-sigurise

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti duke thënë se Kosova nga viti 2008 deri në vitin 2020 ka qenë faktor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan, kurse tani me qeverinë Kurti është bërë qendër e shqetësimeve të sigurisë në Ballkan, sipas tij, ashtu siç kanë dashur ta shohib Kosovën armiqtë e saj.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kur sheh qëndrimet e aleatëve në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel se Kosova është qendër e shqetësimeve të tyre dhe s’duan rikthimin e konflikteve në Ballkan, Hoxhaj u shpreh se “një gjë është e qartë, që politika e Qeverisë Kurti ndaj veriut dhe dialogut është e gabuar dhe mungesa apsolute e një politike të jashtme e ka shndrruar Kosovën në problem të sigurisë!”.

“Kur sheh sot qëndrimet e aleatëve në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel se Kosova është qendër e shqetësimeve të tyre dhe s’duan rikthimin e konflikteve në Ballkan, një gjë është e qartë, që politika e Qeverisë Kurti ndaj veriut dhe dialogut është e gabuar dhe mungesa apsolute e një politike të jashtme e ka shndrruar Kosovën në problem të sigurisë! Në vend se sot të diskutohej për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe PfP, sot u mor vendim për ardhjen e trupave shtesë për vitin e ardhshëm, përderisa vetëm këtë vit NATO ka rritur numrin e ushtarëve të KFOR-it më së shumti pas shpalljes së pavarësisë në 2008!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

 

Komento: