Lajçak takohet me Sarrazin: E njoftova për gjendjen në Dialog

21:23 | 29 Nëntor 2023
lajcak-takohet-me-sarrazin:-e-njoftova-per-gjendjen-ne-dialog

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njofton se është takuar me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në platformën X ai shkruan se është “gjithmonë e dobishme të takohem me mikun tim dhe të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin”.

“Krahasuam shënimet për zhvillimet e fundit në rajon dhe e përditësova atë për gjendjen në Dialog. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt të ngushtë”, shkroi Lajçak.

Komento: