Vëllai i grabitësit të vrarë në arrati, Policia rrethon lagjen “Dragodan”

14:46 | 30 Nëntor 2023
vellai-i-grabitesit-te-vrare-ne-arrati,-policia-rrethon-lagjen-“dragodan”

Njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë është arratisur pas shkëmbimit të zjarrit mes grupit të grabitësve me Policinë e Kosovës të enjten në Prishtinë.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në lagjen Arbëria, e njohur si “Dragodan”.

Dukagjin Gashi, njëri nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur është vrarë nga Policia e Kosovës. Dy të tjerë, Bujar Basha dhe Leutrim Cakolli, janë arrestuar.

Ndërkaq, Korab Gashi, vëllai i të vrarit Dukagjin Gashi, është arratisur.

Njësitet policore dyshojnë se i arratisuri mund të jetë fshehur në lagjen Arbëria.

Si pasojë e këtyre dyshimeve, policia ka rrethuar lagjen dhe po kontrollon secilën veturë që kalon brenda saj.

Komento: