
Gonzalo Higuain mund të kthehet në Juventus në fund të sezonit.
E ardhmja e sulmuesit në Chelsea është gjithnjë në dyshim.
Huaja e finalizuar në janar i jep klubit anglez mundësinë të rinovojë huanë deri në qershor 2020 duke paguar 18 milionë euro, përcjell ORAinfo.
Në rastin e kthimit në Torino, siç raportohet nga IlBianconero.com, në korrik Paratici do të punojë për të gjetur një klub të ri për ish-yllin e Napoli dhe Milan.
Higuain ka gjasa që të kthehet në Juventus, mirëpo klubi italian do të mundohet që t’i gjejë menjëherë klub të ri lojtarin. /ORAinfo/
