Aksident mes një veture civile dhe asaj të Policisë, lëndohet një zyrtar policor

09:11 | 01 Dhjetor 2023
aksident-mes-nje-veture-civile-dhe-asaj-te-policise,-lendohet-nje-zyrtar-policor

Një zyrtar policor edhe lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes veturës së Policisë dhe një veture civile.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Arllat.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh. Arllat  30.11.2023 – 07:25. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture civile dhe një zyrtare të PK-së. Si pasojë, lëndime ka pësuar një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

Komento: