Vuçiq: Kurti dëshiron që ne ta njohim Kosovën në mënyrë që ti lejojë serbët të votojnë

11:46 | 01 Dhjetor 2023
vuciq:-kurti-deshiron-qe-ne-ta-njohim-kosoven-ne-menyre-qe-ti-lejoje-serbet-te-votojne

Nuk do të ketë zgjedhje në pjesët e banuara me serbë në Kosovë. Kurti nuk dëshiron t’i lejojë serbët të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe Perëndimi gjithmonë do të thotë se nuk ka se si t’i bëjë presion Kurtit, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, transmeton FrontOnline.

Vuçiq aktualisht ndodhet në Dubai, ku po zhvillohet Samiti COP28 i Liderëve të Ndryshimeve Klimatike.

“Duhet ta njohim Kosovën që serbët të marrin pjesë në zgjedhje, as më shumë e as më pak, këtë e dinë të gjithë në Evropë, është mirë që do të reagojnë. Zgjedhje të Serbisë në Kosovë nuk do të ketë. Kurti nuk dëshiron t’i lejojë serbët të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe Perëndimi gjithmonë do të thotë se nuk ka mundësi të bëjë presion ndaj Kurtit”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë ka thënë se ka pasur takime të rëndësishme në Dubai.

“Kemi pasur takime të rëndësishme. Kam biseduar me Charles Michel dhe me presidentët e Hungarisë, Polonisë, Bjellorusisë, si dhe me njerëz nga FMN”, tha Vuçiq, duke shtuar se të gjitha bisedat ishin të një rëndësie të veçantë për Serbinë./FrontOnline/

Komento: