Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit.
Nacionale ka marrë vesh nga burimet se dy të arrestuarit janë Naim Murseli, bashkëshorti i Liridonës, dhe një person tjetër që dyshohet për vrasjen e saj.
Nacionale gjatë ditës ka qëndruar në Cermjan të Gjakovës, ku është kryer ceremonia mortore e Liridonës. Në pamje shihet edhe bashkëshorti i saj, Naimi, i cili tashmë është arrestuar.
Nacionale do të vazhdojë t’iu informojë në lidhje me këtë rast.