Për këto dy vepra të rënda po dyshohet Naim Murseli dhe i arrestuari tjetër

20:45 | 01 Dhjetor 2023

“Vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes”, për këto dy vepra po dyshohen Naim Murseli dhe i arrestuari tjetër

Policia e Kosovës ka konfimruar sot se janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit.

Sipas burimeve të Express një nga të arrestuarit është burri i Liridonës, Naim Murseli dhe i arrestuari i dytë është nga Gjakova.

Sipas burimeve, ata janë të dyshuar për vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes.

Liridona Murseli është vrarë nga arma e zjarrit në orët e para të mbrëmjes së 29 nëntorit derisa kishte qenë në makinë bshkë me burrin e saj dhe dy fëmijët.

Sipas versionit fillestar të burrit të saj, atyre iu ishte bërë pritë nga hajnat.

Komento: