Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka reaguar pas arrestimit të dy të dyshuarve për vrasjen e 33-vjeçares Liridona Murseli në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë mbrëmjen e 29 nëntorit, raporton Gazeta Sinjali.
Haxhiu tha se Policia e Kosovës brenda 24 orëve arriti ta zbardhi vrasjen e cila si fillim u raportua nga vetë Naimi si plaçkitje, për një javë arrestoi të dyshuarit për plaçkitjen e armatosur në Suharekë, si dhe u përball me kriminelët në veri.
Ai thotë se përkundër këtyre sukseseve të vazhdueshme, Policia nuk po gjen përkrahje prej Qeverisë.
“Mirënjohje dhe respekt për punën e Policisë së Kosovës. Turp për qasjen e Qeverisë ndaj kërkesave të Policisë”, tha ai.
Postimi i plotë: