Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me kryetarin e Budapestit, Karacsony Gergely.
Rama bëri të ditur se ata biseduan për mobilitetin, zhvillim e qëndrueshëm dhe se si me mënyrat e përbashkëta mund t’i përmirësojnë mjediset urbane.
“Kënaqësi të takonim kryetarin e Budapestit të Hungarisë, Karácsony Gergely, me të cilin biseduam për mobilitetin, zhvillimin e qëndrueshëm si dhe mënyrat se si mundemi bashkërisht si dy kryeqytete të përmirësojmë mjediset tona urbane me ndërhyrje të shpejtë e kosto minimale të investimeve”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Po ashtu i pari i kryeqytetit bëri të ditur se bashkëpunimi mes tyre vazhdon edhe më tutje.
“U dakorduam që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë edhe më tutje”, ka shkruar Rama.