Çfarë do te ndodh me familjen Ramadani pas dëbimit me forcë nga banesa ne Beograd?

22:02 | 01 Dhjetor 2023
cfare-do-te-ndodh-me-familjen-ramadani-pas-debimit-me-force-nga-banesa-ne-beograd?

Përmbaruesja publike Vesna Markoviq nuk kishte të drejtë të dëbonte me dhunë familjen Ramadani për shkak se ajo nuk kishte konkluzion për përmbarim dhe për shkak se vendimi për përmbarim nuk është ligjërisht detyrues dhe vetë procedura ishte e pabazuar, ka thene per gazeten “Danas”, Miodrag Jevtiq, avokat i familjes shqiptare e cila u dëbua me dhunë nga shtëpia e tyre mëngjesin e sotëm apartament në bulevardin Kralja Aleksandra, në Beograd, transmeton FrontOnline.

Familja Ramadani është dëbuar pas disa tentativave të ekzekutorit dhe avokati i tyre Jevtiq, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes mëngjesin e sotëm, i tha gazetarit të Danas.

“Kemi bërë ankesë ndaj vendimit për përmbarim, por ai nuk është ligjërisht i detyrueshëm. Kemi paraqitur edhe kërkesë për përjashtimin e znj. Markoviq. E dini, kur ju kërkoni përjashtimin e dikujt, atëherë Dhoma Ekzekutive duhet të vendosë për këtë, gjë që nuk ndodhi. Prandaj, zonja Markoviq nuk mund ta kryejë këtë ekzekutim”.

Avokati i familjes Ramadani: Ishin rreth 30 policë Avokati i familjes Ramadani ka deklaruar se ka gjetur “një skuadër të tërë policie, më shumë se 30 policë” dhe se mezi ka arritur të hyjë në banesën e diskutueshme të klientit të tij, pasi policia e ka kontrolluar dhe rrëmuar çantën e tij, edhe pse ai është zyrtar në këtë procedurë. Ai po ashtu ka deklaruar se do të vazhdojë të luftojë për të vërtetuar se familja ka të drejtë të paktën në gjysmën e banesës nga e cila janë dëbuar.

“Sot në mëngjes, me ndihmën e një bravandreqës, ajo na ka thyer bravën dhe ka hyrë brenda me ndihmën e një punonjësi policie”, ka thënë Sevdije Ramadani, duke shpjeguar se si zbatuesi ka hyrë në banesë.

Kujtojmë se familja është duke marrë pjesë në një procedurë civile para Gjykatës së Lartë në Beograd, në të cilën do të përcaktohet e drejta e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme kontestuese. E pyetur nga Danas se çfarë të drejtash ka tani familja Ramadani dhe çfarë duhet të bëjnë më pas, avokatja dhe aktivistja e Aksionit të Bashkuar “Një çati mbi kokën tuaj” Ana Krstiq është përgjigjur se ata në fakt nuk kanë të drejta. Ata sigurisht që do të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre në gjykatë, por sot ekzekutori Markoviq e ka bërë të pakuptimtë atë gjyq duke e dëbuar familjen nga shtëpia e tyre e vetme.

“Kur një ditë gjykata të vendosë për të drejtat e familjes Ramadani, banesa tashmë mund të shitet dhe ai vendim gjyqësor nuk do të thotë asgjë”, ka shpjeguar Krstiq.

Sipas aktivistit, Ligji për përmbarim dhe siguri parasheh që përmbaruesi publik duhet të jetë përgjegjës për ligjshmërinë e procedurës dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë pjesëmarrësve në procedurë – si kreditorët dhe debitorët ashtu edhe palët e treta.

Mirëpo, në realitet përmbaruesi punon për kreditorin dhe në dëm të debitorit motivohet nga fitimi që e merr pas ekzekutimit të suksesshëm, gjë që edhe ky rast, si shumë të tjera, e ilustron qartë”, ka nënvizuar Kërstiq për Danas.

Familja Ramadani kishte një numër të kufizuar opsionesh ligjore.

Avokatja Ivana Tomiq sqaron se familja Ramadani në këtë rast ka pasur një numër të kufizuar të mjeteve juridike në formë të ankesës kundër aktvendimit përmbarimor dhe kërkesës për eliminimin e parregullsive, të cilat i janë dorëzuar vetë përmbaruesit.

Ai gjithashtu thekson se ekziston mundësia e kërkesës së masës së përkohshme nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi ligji vendas nuk lejon masa të përkohshme në procedurën përmbarimore.

“Në këtë rast, përmbaruesi ka mundur ta shtyjë ekzekutimin deri në përfundimin e procedurës civile, gjë që do të parandalonte që të dyja palët të pësonin dëme të pariparueshme”. Mirëpo, ajo jo vetëm që nuk e ka bërë këtë, por ka ardhur pa paralajmërim, gjë që ia ka pamundësuar familjes që të kërkojë masë të përkohshme nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ka saktësuar Tomoviq./FrontOnline/

Komento: