Ministria e Mbrojtjes e konfirmon se personi i tretë i arrestuar për vrasjen e Lirdona Murselit është pjesëtar i FSK-së

22:45 | 01 Dhjetor 2023

Ministria e Mbrojtjes e konfirmon se personi i tretë i arrestuar për vrasjen Lirdona Murselit është pjesëtar i FSK-së.

Komunikatë

Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.

Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës.

Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të na ndodhin.

Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!

Komento: