Erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik në katër rajone, ndërpritet furnizimi me energji elektrike

15:21 | 02 Dhjetor 2023
ererat-e-forta-demtojne-rrjetin-elektrik-ne-kater-rajone,-nderpritet-furnizimi-me-energji-elektrike

KEDS ka njoftuar se pas raportimit të mbrëmshëm për përfshirjen e rajonit të Dukagjinit nga erëra të forta, për të vazhduar më tej edhe në atë të Mitrovicës e të Prizrenit ka shtuar mobilizimin e ekipeve në terren.

Në njoftim bëhet e ditur se të dhënat e fundit nga KEDS paraqesin një situatë të përkeqësuar në distriktet e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Prizrenit, ku janë shkaktuar dëme në shtylla dhe në përçues elektrikë.

“Ekipet e terrenit ndodhen në gatishmëri 24/7 me qëllim që konsumatorëve të prekur nga këto kushte atmosferike, t’u kthehet sa më parë furnizimi me energji elektrike, për çka i falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet më tej. /Front Online

Komento: