Nol Nushi, Sekretar Organizativ i PSD-së ka reaguar pas lirimit të tij dhe 5 aktivistëve të tjerë të PSD-së që ishin arrestuar gjatë protestës kundër ardhjes së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilovës.
Nushi ka thënë se arrestimi i tyre u bë pa asnjë arsye logjike, vetëm se sipas tij, ata gjuajtën me petarde.
Madje sipas Nushit, policët u ftuan nga pushimi që t’i arrestonin.